Futbolli është i çuditshëm. Pak vite më parë, Daniel Sturridge ishte shumë pranë titulli kampion në Angli me Liverpool, ndërsa sot luan në Turqi me Trabzonspor, aty ku është shok skuadre me shqiptarin Dionis Avdijaj dhe ish-sulmuesin e Partizanit, Caleb Ekuban.
Sot, Sturridge gjeti golin përballë Altay, sfidë e vlefshme për Kupën e Turqisë. Goli i bomberit anglez u asistua nga Dionis Avdijaj, i cili paso në mënyrë perfekte nga krahu i majtë. Trabzonspor shihet si një ndër skuadrat favorite për të triumfuar në Kupë dhe Daniel Sturridge duket se i ka lënë pas ato dëmtime që i kanë shkatërruar karrierën./abcnews.al
Daniel Sturridge…
Sakatlık problemi, antrenman eksikliği falan filan bir yana Adam pozisyon geldiği anda yazıyor kardeşim.
❤️?pic.twitter.com/tONpoNjcdw— BoRDoSu MaViLi (@Bordosumavili61) December 4, 2019