VIDEO/ Auxerre fiton “betejën e mbijetesës”, Lens triumfon në transfertën e vështirë të Rennes

schedule22:52 - 1 Prill, 2023

schedule 22:52 - 1 Prill, 2023

Pas përballjes mes Marseille dhe Montpellier, mbrëmjen e djeshme, e cila hapi siparin e javës së 29-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, ditën e sotme janë zhvilluar dhe 2 përballje të tjera ku padyshim sfida më spektakolare ishte ajo e mbrëmjes mes Rennes dhe Lens.

Në arenën “Roazhon Park”, vendasit e Rennes u mundën në “shtëpinë” e tyre nga rivalët e Lens me rezultatin minimal 0 me 1. Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e 31’-të, ku pas një asistimi fantastik nga ana e “fantazistit” Florian Sotoca, “bomberi” belg, Lois Openda çoi topin në rrjetën e vendasve për të çuar ndeshjen në 0 me 1, që rezultoi të ishte dhe rezultati final i kësaj përballjeje.

Në krahun tjetër, në arenën “Stade de l’Abbe-Deschamps”, vendasit e Auxerre triumfuan me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj rivalëve të Troyes, në një “betejë” për “mbijetesë” në elitën e futbollit francez. Goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë, ku ish-“bomberi” i Milan, M’Baye Niang tundi rrjetën e Troyes në minutën e 73’-të të sfidës, duke i dhuruar shokëve të tij një fitore të vyer në garën për mbijetesë në Ligue 1.

Me këto rezultate, Lens ngjitet në vendin e 2-të, po me 60 pikë sa rivalët e Marseille, por me golavarazh më të mirë se “të kaltërtit”, ndërsa Rennes mbetet në vendin e 5-të me 50 pikë me vetëm 1 pikë më shumë se Lille e vendit të 6-të. Troyes mbetet në vendin e 18-të të renditjes, teksa deri më tani kanë grumbulluar vetëm 21 pikë dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria, ndërsa Auxerre ka arritur në kuotën e 26 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e 16-të në kampionat dhe siguron qëndrimin në Ligue 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Auxerre 1-0 Troyes: 

 

Rennes 0-1 Lens: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!