VIDEO/ Autokritikë e Milanit, mposht Torinon dhe i bën presion Interit

schedule22:46 - 9 Janar, 2021

schedule 22:46 - 9 Janar, 2021

Milani reagon pas humbjes së parë në kampion, kundër Juventusit. Kuqezinjtë likuiduan me rezultatin e pastër 2-0 Torinon dhe e çuan në katër pikë diferencën me Interin e vendit të dytë, që nesër luan kundër Romës dhe milanistët presin që ata të ndalohen.

Milani e zgjidhi ndeshjen shpejt, pasi Leao i ndëshkoi “demat” që në minutën e 25-të me një goditje të saktë nga brenda zonës. Kryesuesit e Serie A nuk e ndalën vrullin dhe Brahim Diaz fitoi një penallti, pasi arbitri e pa në VAR, dhe Kessie si zakonisht e dërgoi drejt e në rrjetë.

2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Edhe në pjesën e dytë pati një rast penalltie dhe VAR i erdhi në ndihmë Milanit, ndërsa në një rast tjetër Donnarumma u shpëtua nga traversa, pas një gjuajtje potente të Rodriguez.

Mbrojtësi i majtë për pak desh e ndëshkoi Milanin. Torino në vazhdim u shfaq disa herë rrezikshëm, por nuk ia doli ta hapte dot ndeshjen dhe kuqezinjtë ia dolën të merrnin pikët e plota dhe tani mendojnë për ndeshjen e radhës. /abcnews.al