VIDEO/ “Autogoli i shekullit”, gafa e portierit të Bayer Leverkusen bëhet hit

schedule11:44 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:44 - 22 Nëntor, 2020

Portieri i Bayer Leverkusen, Lukas Hradecky, u bë pjesë e një episodi jo të këndshëm në duelin e djeshëm në transfertën e Armina Bielefeld. Sllovaku shënoi në mënyrë të çuditshme në portën e tij, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.

“Autogoli i shekullit” është cilësuar ajo gafë e tij, e cila mund të kishte rezultuar fatale për Leverkusenin. Një pasim i gabuar shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme për Hradecky, i cili e dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 47-të të takimit.

Megjithatë, të besuarit e Peter Bosz arritën të shënonin dhe golin e fitores falë Aleksandar Dragoiv në minutat e fundit të kohës së rrëgullt. Bayer doli me tre pikë nga ndeshja e djeshme, duke e zbehur paksa gafën e tmerrshme të portierit të tyre. /abcnews.al