Bundesliga është drejt përfundimit të javës së saj së 26-të, teksa mesditën e sotme në orën 15:30 u zhvilluan 5 ndeshje të kësaj jave, ku padyshim rezultati më surprizues ishte triumfi i skuadrës së Mainz, në “shtëpinë” e “demave” të RB Leipzig, me rezultatin e thellë 0 me 3.
Në “Red Bull Arena” të Leipzig, vendasit pësuan 3 gola në humbjen 0 me 3, duke e çuar kështu në 3 serinë e ndeshjeve me humbje dhe pa shënuar asnjë gol. Fillimisht danezi Ingvartsen në minutën e 9’-të e më pas Ludovic Ajorque e Dominik Kohr, në minutat 57’-të dhe 67’-të mjaftuan për t’i dhënë mysafirëve 3 pikë të arta, me Mainz që pozicionohet në vendin e 8-të në kuotën e 40 pikëve duke shpresuar kështu për një “biletë” Evrope.
Në “Volkswagen Arena” vendasit e Wolfsburg kanë arritur të përmbysin gjithçka teksa kanë arritur të “rrëmbejnë” 1 pikë pas disavantazhit 0 me 2 që ndodheshin në pjesë e parë, pas autogolit të Maximilian Arnold në minutën e 2’-të e golit të “bomberit” Mërgim Berisha në minutën e 32’-të. Fillimisht Ëaldschmidt e më pas Nmecha në minutat 84’-rt e 96’-të barazuan gjithçka duke shmangur kështu një humbje “turpëruese” si ajo e Leipzig.
Union Berlin vazhdon serinë e fitoreve në “shtëpi”, teksa “viktima” e kësaj radhe në “Stadion An der Alten Forsterei” ishin vendi i fundit në Bundesliga, Stuttgart, të cilët u mundën me rezultatin 3 me 0. Të 3 golat për vendasit erdhën në pjesën e dytë, teksa fillimisht shënoi Sheraldo Becker në minutën e 51’-të e më pas Behrens e autogolit i Haraguchit në minutat 65’ e 68’.
Skuadra tjetër nga Berlini, Hertha ka arritur të “rrëmbejë” 1 pikë shumë të vështirë në “Europa-Park Stadion”, “shtëpinë” e Freiburg. Fillimisht ishin vendasit ata që gjetën rrugën e rrjetës me italianin Vincenzo Grifo në minutën e 52’-të, ndërsa 25 minuta më vonë erdhi dhe përgjigja e Herthas, me gjermanin, Jessic Ngankam, i cili barazoi gjithçka në minutën e 77’-të.
Me këto rezultate, Mainz siç theksuam dhe më lart është ngjitur në vendine 8-të me 40 pikë, ndërsa vetëm me 1 pikë poshtë tyre renditet Wolfsburg me 39. Freiburg ka çuar në 2 pikë diferencën me Leipzig të vendit të 5-të dhe momentalisht ndodhet në zonën “Champions”. Ndërkaq, Hertha Berlin e Stuttgart ndodhen në zonën e rënies nga kategoria, teksa kanë deri më tani nga 22 dhe 20 pikë respektivisht. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
RB Leipzig 0-3 Mainz:
Union Berlin 3-0 Stuttgart:
Freiburg 1-1 Hertha Berlin:
Wolfsburg 2-2 Augsburg: