Demokratët do ta përmbyllin mbrëmjen e sotme fushatën elektorale aty ku nisën sprintin e fundit drejt 25 Prillit, në sheshin “Nënë Tereza”.
Pas një muaj fushate intensive dhe takimesh në çdo qytet, kryedemokrati Lulzim Basha do të rikthehet në pikënisje për të mbajtur fjalimin e fundit para qytetarëve për votën më 25 Prill.
Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike, me flamuj në dritaret e automjeteve, kanë nisur të afrohen në sheshin që sot është i demokratëve, duke krijuar një atmosferë ndryshe në qytet.
Ndërkohë socialistët u mblodhën sot për herë të parafundit në Durrës, duke mbushur stadiumin Niko Dovana para finales në Vlorë, dy zona ku kryeministri Edi Rama kandidon për deputet./mv.abcnews.al