Pavarësisht dy barazimeve në dy javët e fundit në kampionat, te Egnatia atmosfera në ekip është pozitive.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga lojtarët e rrogozhinasve tregohet se presidenti i ekipit, Agim Demrozi ka vendosur të gatuajë mish në zgarë për futbollistët.
Nuk mungon fokusi as te Emiliano Musta që me sa duket s’i reziston dot mishit të pjekur nga kreu i klubit rrogozhinas.
Kujtojmë që Egnatia gjendet në vendin e gjashtë me 8 pikë. Këtë javë do të luajë me Erzenin në kuadër të javës së shtatë të Superiores, sfidë e programuar të zhvillohet të premten në orën 15:00.
/f.a/abcnews.al