Atletico Madrid tregoi edhe njëherë se transformohet në mbrëmjet e mëdha dhe mbetet një nga skuadrat më të vështira në planet për t’u mundur. Djemtë e Diego Simeones fituan përballë Liverpool, skuadrës më të fortë në botë.
Sfida e parë për një vend në çerekfinalet e Champions League u zgjidh shumë shpejt. Saul Niguez shënoi në minutën e katërt dhe në “Wanda Metropolitana” nisi festa. Kampionët në fuqi nisën ofensivën, por Atletico rrezikoi me Moratën.
Spanjolli u ndal nga Allison, teksa Momo Salah humbi një rast të pastër në minutën e 35-të. Pjesa e dytë nisi nën dominimin e “The Reds” dhe mbrojtjen e fortë të vendasve. Salah dështoi sërish të shënonte në minutën e 53-të, teksa në fund tentoi edhe kapiteni Henderson.
Në fund 1-0 për “Colchoneros”, që arritën rezultatin që dëshironin. Liverpool duhet të bëjë diçka më shumë për të rikthyer rezultatin dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Takimi i kthimit luhet në “Anfield” me datë 11 mars, aty ku pritet të zhvillohet një përballje tepër e fortë dhe spektakolare.
Atletico Madrid-Liverpool 1-0
(Saul Niguez 4′)
saul niguez. dk 4.
atl madrid 1-0 liverpool. pic.twitter.com/03e5HXLqe6— forza video (@VideoForza) February 18, 2020