Atletico Madrid nuk gaboi këtë herë, por mori një fitore me shumë vlera për garën për titull kampion ndaj skuadrës së Huesca, duke mbajtur kështu kreun e renditjes.
Skuadra e drejtuar nga Simeone e dominoi gjithë ndeshjen, duke e fituar pastër me shifrat 2-0. Fillimisht për bardhekuqtë shënoi Angel Correa në minutën e 39, pas asistit të Llorente.
Në minutat e mbetura Atletico vazhdoi të dominonte, por goli i sigurisë u shënua vetëm në minutën e 80, ku sërish njeriu asist ishte Marcos Llorente. /abcnews.al