Atletico Madrid duket se është e destinuar të fitojë titullin kampion në Spanjë në këtë sezon. Skuadra e Diego Simeone vazhdon të mos gaboje, teksa sot mposhtën Granadan me shifrat 1-2.
Pjesa e parë ishte e pastër përsa i përket golave, teksa në të dytën skuadrat u hapën dhe golat erdhën. Atletico Madrid gjeti fillimisht rrjetën me Marcos Llorente në minutën e 63.
Golat dhe rastet e GRANADA-ATLETICO
Granada reagoi dhe shënoi me Yangel Herrera në minutën e 66. Atletico Madrid shënoi në minutën e 75-të me Angel Correa, duke siguruar tre pikët e radhës dhe shkuar e qetë drejt titullit kampion.
Pas javës së 21-të Atletico Madrid kryeson me 54 pikë, 8 më shumë se Real Madrid, që ka luajtur një ndeshje më shumë dhe skuadra e Simeone ka mundësinë të shkojë në +11. /abcnews.al