Sprinteri xhamajkan, Deandre Daly shënoi një kthesë të jashtëzakonshme në garën e fundit të stafetave 100 metra në Lojërat e 50-ta CARIFTA për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Atleti i ri, teksa në ndeshje marrin pjesë ekipet kombëtare me sportistë nën moshën 20 vjeç, mori stafetën e fundit dhe nisi disa metra pas garuesit të parë nga Bahamas.
Megjithatë, ajo që shkaktoi diskutime ishte lëvizja që i riu xhamajkan i bëri kundërshtarit të tij teksa pak para fundit ktheu fytyrën drejt tij dhe buzëqeshi.
Ekipi i Xhamajkës përfundoi i pari me 39.68 sekonda, i ndjekur nga Bahamas me 39.78 sekonda dhe të tretët dolën ata të Trinidad me 40.83 sëekonda./ h.ll/abcnews.al
4×100 under 20 boys.. Carifta Games 50th – 2023 ????? pic.twitter.com/DQElYfwt6Q
— Foreveryoung???? (@ForeveryoungFi1) April 10, 2023