Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati të ndodhur në lagjen”24 Maji”, në Vlorë.
Identiteti i një prej personave të plagosur mësohet se është Kejvin Hajrulla.
Ndërkohë policia ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimet. Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar drejt një automjeti tip Benz, duke lënë dy të plagosur.