VIDEO/ Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, pamjet nga vendi i ngjarjes

schedule14:09 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 14:09 - 15 Dhjetor, 2024

Forca të shumta policie ndodhen në zonën e Thrakomakedones, vendin ku u krye një atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë.

Zona është e rrethuar, teksa grupet hetimore kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Atentati ndodhi mesditën e së dielës, ku viktimë mbeti 45-vjeçari Irakli Davella, ndërsa u plagos Edi Lolo, 46 vjeç.

Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë, që rezulton të jetë vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.

Davella ka ndërruar jetë në vend ndërsa i plagosuri Lolo është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.

Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!