Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Atentati me dy viktima në Shkodër. Ky është autori Ragip Gila, momenti kur kapet nga policia

schedule10:43 - 8 Shtator, 2025

schedule 10:43 - 8 Shtator, 2025

Personi që shihni në foto dhe video është Ragip Gila, autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë rndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Ragip Gila është arrestuar në dhjetor të vitit 2023 për armëmbajtje pa leje dhe u lirua në mars të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!