Një makinë e tipit Mercedez-benz A Class, ka shpërthyer i pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Makina, thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa personi i plagosur rëndë Preng Gjini, 51 vjeç shihet i plagosur brenda makinës së tij.
Mësohet se makina ka shpërthyer, ndërkohë që po udhëtonte pranë zonës së njohur si “Ura e Nisharakut”.
N.D./abcnews.al