Atalanta mposht 2-1 Romëm në Bergano dhe prenton vendin e pestë në Serinë A, që i jep mundësinë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Skuadrës së Gasperinit do t’i mjaftojë një fitore në tri ndeshjet që i kanë mbetur në kampionat për të mbajtur pas në renditje skuadrën verdhekuqe.
Sa i përket kronikës së ndeshjes, De Ketelaere realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Roma e shkurtoi diferencën me Pellegrinin me 11-metërsh, por pa mundur të gjente një tjetër gol për të shmangur humbjen.
Me këtë rezultat, Atalanta ndodhet në vendin e pestë me 63 pikë, ndërsa Roma në vendin e gjashtë me 60 pikë./ h.ll/abcnews.al