VIDEO/ Atalanta e frikshme, i shënon 6 Brescias për triumfin e radhës

schedule23:36 - 14 Korrik, 2020

schedule 23:36 - 14 Korrik, 2020

Atalanta është një skuadër e frikshme! Të besuarit e Gasperinit, morën triumfin e radhës, duke mposhtur me rezultatin e thellë 6-2 ekipin e Brescias, ekip që ka rënë matematikisht nga Serie A.

Pasalic shënoi tripletë, një gol që në minutën e dytë të takimit, dhe dy gola në pjesën e dytë. De Roon, Malinovsky dhe Zapata shënuan gjithashtu në pjesën e parë.


Dy golat për Brescian, u shënuan nga Torregresa dhe Spalek, në çdo pjesë. Ky triumf e ngjit Atalantan në kuotën e 70 pikëve në vend të dytë, ndërsa Brescia mbetet në kuotën e 21 pikëve, në vend të parafundit të renditjes./abcnews.al

GOLAT/ Atalanta – Brescia   6-2