Manchester City mundi dje pastër me shifrat 2-0 Borussia M’Glabach dhe u kualifikua në çerekfinale të Champions League. Pas ndeshjes të gjithë ishin të lumtur përveç Sergio Kun Aguero.
Argjentinasi u aktivizua në minutën e 75, por nuk mundi të tundë rrjetën dhe të jetë i përfshirë në lojë. Pas ndeshjes kamerat e pikasën sulmuesin, teksa ankohej që shokët nuk kombinonin me të.
“Ata nuk e pasojnë topin te unë”, dëgjohet të shprehet Aguero, i cili në verë do largohet nga klubi, pas përfundimit të kontratës. Këtë sezon ai është kushtëzuar nga dëmtimet dhe ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Guardiolas. /abcnews.al
https://twitter.com/mcfcmvd/status/1371959297509314562