VIDEO/ Aston Villa fantastik, “Luanët” mposhtin minimalisht Arsenalin

schedule20:27 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 20:27 - 9 Dhjetor, 2023

Aston Villa po tregohet e jashtëzakonshme këtë sezon, dhe e dëshmoi sot ndaj Arsenalit duke fituar me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 7’ nga McGinn. E gjithë sfida ishte pothuajse e barabartë, me “Topçinjtë” që dominonin më shumë në pjesën e mbajtjes së topit, por kjo nuk ndikoi për të marrë pikë ndaj ekipit vendas.

Kjo fitore vlen shumë për Aston Villa, pasi tashmë renditen në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Arsenal në vendin e dytë me 36 pikë, dhe kreun e mban Liverpool me 37 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin