VIDEO / Aston Villa befasia e Premier League, Leicester dorëzohet në fund

schedule22:13 - 18 Tetor, 2020

schedule 22:13 - 18 Tetor, 2020

Dita e golave nga distanca sot. Aston Villa ka triumfuar me një gol të tillë kundër Leicester, në transfertë. Një përballje që u vendos nga një gol i vetëm dhe autor ishte Ross Barkley.

I huazuar nga Chelsea në limitet e merkatos, mesfushori po gjen hapësirat që i mungonin te “Blutë e Londrës” dhe po tregon edhe cilësitë e tij. Jo më kot ai është pjesë e Anglisë.

Sot kundër “Dhelprave” realizoi nga jashtë zone, me një goditje që u përplas në tokë dhe u ndal më pas në rrjetë. Dy ndeshje, dy gola, Barkley që tani po tregon se do jetë lider i Aston Villa, që ka marrë fitoren e katërt në katër ndeshje dhe renditet në vendin e dytë me një ndeshje më pak se Evertoni kryesues. /abcnews.al