VIDEO/ “Aspirinat” vazhdojnë marshimin në krye të Bundesliga-s, Leverkusen fiton dhe ndaj Koln

schedule18:42 - 8 Tetor, 2023

schedule 18:42 - 8 Tetor, 2023

Ashtu siç pritej, “aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë arritur një tjetër fitore në Bundesliga, teksa mesditën e kësaj të diele kanë mundur në “BayArena” skuadrën e Koln, me rezultatin e thellë, 3 me 0.

Dy gola në pjesën e parë, nga “veterani” Jonas Hofmann dhe “tulipani” i krahut të djathtë, Jeremie Frimpong, në minutat 22’ e 32’, si dhe një gol i “bomberit” nigerian, Victor Boniface i mjaftuan djemve të teknikut Xabi Alonso, për të siguruar 3 pikët e radhës në elitën e futbollit gjerman.

Falë këtij rezultati, “aspirinat” ngjiten prap në vendin e parë të renditjes, me 19 pikë, 1 më shumë se Stuttgart i vendit të 2-të, ndërsa skuadra e Koln vijon të mbetet në krizë, teksa pas javës së 7 të kampionatit ka arritur të grumbullojë vetëm 1 pikë.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Jonas Hofmann, 1-0:

Goli i Jeremie Frimpong, 2-0:

Goli i Victor Boniface, 3-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!