VIDEO/ “Aspirinat” vazhdojnë marshimin, Leverkusen fiton me vështirësi transfertën e Hoffenheim

schedule17:50 - 4 Nëntor, 2023

schedule 17:50 - 4 Nëntor, 2023

“Aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë vazhduar marshimin e tyre drejt titullin kampion të Bundesliga, teksa pasditen e kësaj të shtune kanë arritur një fitorej tejet të vështirë në fushën e Hoffenheim, në sfidën e vlefshem për javën e 10 të kampionatit gjerman të futbollit.

Siparin e golave e hapën pikërisht djemtë e spanjolli, Xabi Alonso, me “fantazistin” Florian Wirtz e anësorin spanjoll, Grimaldo, që shënuan nga një gol në minutat 9’ e 45+1’, për ta mbyllur në avantazhin 0 me 2, pjesën e parë të kësaj sfide spektakolare.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, dy gola të shpejtë nga Stach e Weghorst, në minutat 56’ e 58’ vendosën përkohësisht baraspeshën, mirëpo Grimaldo, duke se dëshironte fitoren me çdo kushtë këtë të shtunë, teksa gjen sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe në minutën e 70’ për të “vulosur” përfundimisht “fatet” e sfidës dhe fitoren e “aspirinave”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Bayer Leverkusen vazhdon e qetë marshimin drejt titullit, kësaj radhe me plot 28 pikë, 5 më shumë se Bayern Munich i vendit të 2-të, por këta të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak. Ndërkaq, skudra e Hoffenheim mbetet në vendin e 6 të renditjes me 18 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!