Vazhdojnë të qëndrojnë të pamposhtur. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen mund të thuhet se janë skuadra më në formë e momentit, teksa vijon të mbetet e pamposhtur në të gjitha kompeticionet, e vetmja skuadër që e bën një gjë të tillë, në sezonin 2023-2024, në kampionatet më të forta të Evropës.
Seria e fitoreve ka vijuar edhe pasditen e kësaj të diele, teksa golat e Victor Boniface, Jeremie Frimpong e Florian Wirtz, në minutat 14’, 51’ e 57’ u kanë mjaftuar “Aspirinave” të tekniku Xabi Alonso, për të mundur me rezultatin e pastër, 3 me 0, në “BayArena”, skuadrën e Eintracht Frankfurt, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Falë kësaj fitoreje, skuadra e Leverkusen vijon të mbetet në vendin e parë të renditjes së kampionatit, kësaj radhe me 39 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 7 pikësh, me “Bavarezët” e Bayern Munich, që ndodhen në vendin e 2-të, por që gjithësesi kanë një ndeshje mangët për të luajtur. Në krahun tjetër skuadra e Frankfurt mbetet në vendin e 8-të të renditjes, me 21 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: