VIDEO/ “Aspirinat” fitojnë “dimrin”, Leverkusen e mbyll pjesën e parë të sezonit në krye të tabelës

schedule18:36 - 13 Janar, 2024

schedule 18:36 - 13 Janar, 2024

Bayer Leverkusen fiton në frymën e fundit në transfertë ndaj Augsburg me rezultatin 0-1, me “Aspirinat” e tekniku Xabi Alonso, që ishin superior për pjesën më të madhe të takimit, megjithatë për të gjetur golin e fitores u desh të vinte minuta e 94′-t.

Heroi për Leverkusen ishte Palacios që nuk gaboi në zonën kundërshtare dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Dahmen, teksa falë këtij suksesi, “Aspirinat” u shpallën “Kampionë të Dimrit” teksa ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, 4 më shumë se ndjekësit “Bavarezë”.

Nga ana tjetër, Augsburg mbetet me 18 pikë në vend të 11. Në ndeshjet e tjera, Leipzig u mposht në shtëpi nga Eintracht Franfurt me shifrat 0-1, Koln barazoi 1-1 me Heidenheim, Freiburg barazoi 0-0 me Union Berlin teksa Mainz po ashtu barazoi 1-1 me Wolfsburg. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Augsburg 0 – 1 Bayer Leverkusen

Koln 1 – 1 Heidenheim

Freiburg 0 – 0 Union Berlin

RB Leipzig 0 – 1 Eintracht Frankfurt 

Mainz 1 – 1 Wolfsburg