Bayern Munchen nuk ka qenë shumë bindës në ndeshjet e fundit. Skuadra e Hans-Dieter Flick u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga Holstein Kiel (13 janar), ndërsa sot u shfaqën dominues dhe spektakolarë përballë Schalke 04.
No slip-ups for Bayern this weekend ?#Bundesliga #S04FCB pic.twitter.com/CkeRHHb8LF
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) January 24, 2021
Kampionët në fuqi triumfuan 0-4 në transfertë. Golat u realizuan nga Thomas Muller (2x), Robert Lewandowski (23 gola në kampionat këtë sezon) dhe David Alaba. Fantastik Joshua Kimmich, autor i tre asisteve në sfidën e sotme.
Ky sukses e ka ngjitur Bayern Munchen në kuotën e 42 pikëve. Diferenca me Leipzigun e vendit të dytë ka shkuar në 7 pikë dhe titulli praktikisht është një çështje e mbyllur në Gjermani. Krizë totale për Schalken, që vijon të renditet në vend të fundit në kampionat. /abcnews.al