Barcelona luan ndaj Huesca në transfertë për javën e 17 të LaLiga dhe katalanasit kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 27.
Ishte një aksion i nisur nga mbrojtja, që “u rrit” në këmbët e Messit. Ishte pikërisht argjentinasi njeriu asist në atë moment kur dha një kros shumë të bukur nga e majta.
Frenkie De Jong depërtoi pas shpinës së mbrojtësve të Huesca dhe arriti të kontrollojë sferën dhe t’i japë udhë drejt rrjetës, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. /abcnews.al