VIDEO/ Asist i Messit: Dembele i papërmbajtshëm, Barcelona ndëshkon Sevilla

schedule16:45 - 27 Shkurt, 2021

schedule 16:45 - 27 Shkurt, 2021

Zhbllokohet ndeshja Sevilla-Barcelona. Minuta e 29-të ka sjellë golin e parë të takimit dhe atë e shënoi skuadra katalanase.

Leo Messi nisi bukur Ousmane Dembele, sulmuesi francez marshoi drejt portës kundërshtare dhe nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin vendas.

Avantazh i rëndësishëm për ekipin e Koeman përballë një kundërshtari që po kalon një moment shumë të mirë. /abcnews.al