14 minuta i kanë mjaftuar Interit për të shënuar golat e parë në sezonin e ri të Serie A. Kampionët e Italisë po përballen me Genoan në “San Siro”, dhe kryesojnë 2-0.
Minuta e gjashtë, goditje këndi, krosim i bukur i Hakan Calhanoglu dhe realizim me kokë i Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak gjen golin e parë sezonal dhe festë në stadium.
https://streamable.com/0tj8xh
Avantazh i shpejtë dhe i rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, që nuk ndalet dhe dyfishoi tetë minuta më pas me anë të Calhanoglu.
https://streamable.com/rzmlg5
Fantazisti turk, i cili la Milanin në merkato për t’u bërë pjesë e kampionëve, finalizoi një aksion me disa pasime, duke tundur rrjetën kundërshtare falë një godjtje fantastike. /abcnews.al