VIDEO/ Ashtu si në Durrës, dritat misterioze shfaqen në qiell gjatë tërmetit që shkundi sot Turqinë

schedule11:52 - 23 Nëntor, 2022

schedule 11:52 - 23 Nëntor, 2022

Ka shkuar në 68 numri i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 5.9 që tronditi Turqinë mëgjesin e sotëm. Tërmeti goditi zonën e Duzces pranë Izmitit, e cila përjetoi një ndër tërmetet me bilancin më të rëndë në gusht të vitit 1999 ku u shënuan mijëra të vdekur.

Për fat të mirë, kësaj radhe nuk pati të vdekur edhe pse sipas burimeve zyrtare, një qytetar është në gjendje të rëndë në spital.

Lexo edhe: “Presim edhe më të mëdhenj…!” Shtohet aktiviteti sizmik në rajon, çfarë paralajmëron sizmiologu turk pas tërmetit të sotëm

Raportohet se në disa zona është ndërprerë energjia elektrike, kurse ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëse ka më persona që duhen shpëtuar nga godinat që kanë pësuar dëmtime.

Tërmeti në Turqi

Lëkundja e fortë u ndje pak minuta pas orës 04:00 me orën lokale, ndërsa deri më tani janë shënuar më shumë 100 pasgoditje të tjera sipas burimeve zyrtare. Nga kamerat e sigurisë shihet edhe momenti i shfaqjes së një drite në qiell, e cila është e ngjashme me tërmete të tjera, siç është për shembull ai i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Çfarë janë këto drita?

Shkëncëtarët kanë shpjegime të ndryshme në lidhje me shkakun e këtyre dritave.

Tërmeti në Durrës

Disa i shpjegojnë ato me energjinë që del nga nëntoka për shkak të fërkimit të fortë të pllakave tektonike, ndërsa të tjerë thonë se nuk ka të bëjë fare me tokën, por janë dritat e telave të energjisë elektrike apo transformatorëve që bëjnë masë për shkak të lëkundjeve të forta. /abcnews.al

Tërmeti në Meksikë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!