VIDEO/ Asani e Seferi turpërojnë Çekinë, “legjionarët” nisen “Me plis për Berlin”

schedule22:43 - 12 Tetor, 2023

schedule 22:43 - 12 Tetor, 2023

“Legjionarët” tanë kanë zhvilluar një ndeshje “magjike” mbrëmjen e kësaj të enjteje në mitkun “Air Albania”, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 3 me 0, duke “blinduar” kështu vendin e parë në grupin E, të vlefshëm për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Fillimisht ishte “perla” e Jasir Asanit, “perlë” e cila tundi rrjetën e portierit Pavlenka, në minutën e 9′ të sfidës, duke filluar festën e 22 mijë tifozëve të pranishëm, në mitikun “Air Albania”. Goli u pasua dhe nga raste të tjera të “kuqezinjve”, por më kot, goli i dytë nuk arriti të sigurohej.

Në krahun tjetër, çekët filluan menjëherë ofensivat sulmuese dhe në minutën e 40′ gjejnë golin e barazimit, por me ndihmën e arbitrave anësor, kryesori holandez, Danny Makkelie, fillimisht anullon golin pas shtyrjes së topit me dorë në rrjetën e Berishës e më pas nxjerr kartonin e kuq për “bomberin” Mojmir Chytil, me këtë të fundit që lë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e blertë, pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë në fushën e blertë.

Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë e teknikut Sylvinho arritën të gjejnë dhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës, me anësorin e sulmit, Taulant Seferi, i cili mposhi portierin Pavlenka, në minutat 51’ e 73’, duke “vulosur” rezultatin e përgjithshëm. Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Muja në minutën e 82’-të të sfidës, mirëpo pas rishikimit të golit me “Sistemin VAR” goli rezultoi i parregullt.

Falë këtij triumfi, “legjionarët” tanë ruajnë vendin e parë në grupin E, kësaj radhe me 13 pikë, 4 më shumë se Polonia e vendit të 2-të, teksa në përballjet e radhës do të kenë kundërshtarë të lehtë, si Moldavia në transfertë dhe Ishujt Faroe, në mitikun “Air Albania”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Jasir Asanit, 1-0:

Rasti i kartonit të kuq:

Goli i Taulant Seferit, 2-0:

Goli i Taulant Seferit, 3-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!