VIDEO/ “AS nuk përmendi Kosovën”, menaxheri i dardanëve bën për një lek gazetarin

schedule19:37 - 30 Mars, 2021

schedule 19:37 - 30 Mars, 2021

Prestigjiozja spanjolle AS gjatë këtyre ditëve ka mbajtur një qëndrim jo normal, teksa në renditjen e grupit të Spanjës nuk e përmend fare Kosovës. Sigurisht kjo nuk është pritur mirë në vendin tonë dhe në Dardani.

Në konferencën për shtyp që mbajti sot trajneri Bernard Challandes, Ruben Ares ishte gazetari i AS që bëri një pyetje: “Nuk e di si e shikoni Spanjës pas këtyre dy ndeshjeve. A mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime kundër Kosovës”.

Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili ishte krah teknikut zviceran, iu drejtua gazetarit më pas me “Pyetja i drejtohet kujt” dhe merr përgjigjen “trajnerit”.

Shala vijoi edhe më tej: “Trajneri i kujt… Sepse ne nuk e kemi parë emrin e përfaqësueses tonë në median tuaj. Duhet të jetë e qartë se ndaj kujt trajneri është pyetja, nuk e kemi parë emrin e Kosovës në gazetën tuaj”.

“Trajnerit të Kosovës”, tha Ruben Ares, i cili mori edhe përgjigjen “Tani ai do të përgjigjet”. Challandes më pas u shpreh: “Unë nuk flas për trajnerin e Spanjës, pasi është shumë i famshëm dhe mund të vendosë qartësisht. I kam parë në ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Greqisë dhe nuk ka marrë rezultate të mëdha”. /abcnews.al

https://streamable.com/3oumcy

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!