Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Arsenali në krizë, Wolves afrohet me kreun dhe i dedikon fitoren Jimenez

schedule22:19 - 29 Nëntor, 2020

schedule 22:19 - 29 Nëntor, 2020

Arsenali pësoi humbjen e pestë në kampionat dhe mbetet në vend të 14-të në Premier League, shumë larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve. Ekipi i Mikel Artetës u mposht 1-2 në shtëpi nga Wolves, që është ngjitur ne vend të gjashtë me 17 pikë, katër larg vendit të parë.

  1. LEXO EDHE: VIDEO/ Përplasje e frikshme kokë më kokë, sulmuesi meksikan humbet ndjenjat

Ndeshja nisi me një përplasje të frikshme kokë më kokë mes David Luiz dhe Luis Jimenez. Sulmuesi meksikan i miqve humbi ndjenjat dhe mjekët u detyruan të përdorin aparat oksigjeni, për ta transportuar më pas drejt spitalit.

Golat dhe rastet e ARSENAL-WOLVES

Golin e parë e shënoi Wolves në minutën e 27 me anë të Pedro Netos, sulmuesit të talentuar portugez. Arsenali reagoi dhe gjeti barazimin katër minuta më vonë. Goditje këndi dhe gol me kokë i Gabriel, mbrojtësit brazilian të ekipit vendas.

Baraspeshë që zgjati 12 minuta, pasi “Ujqit” shënuan sërish. Sërish portugez autori i golit (lojtarët luzitanë janë një koloni te Wolves). Daniele Podence mposhti gjermanin Leno dhe ky gol rezultoi deciziv, pasi ndeshja nuk prodhoi më gola dhe skuadra mike siguroi fitoren, që shkon sigurisht për Raul Jimenez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!