VIDEO/ Arsenali “mbret” i Londrës, Arteta mposht në derbi Conten

schedule15:22 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:22 - 1 Tetor, 2022

Arsenali është “lideri” i Premier League. As Tottenham i Antonio Conte nuk ka mundur të ndalë vrullin e djemve të Mikel Artetës, të cilët në derbin e Londrës arritën të fitonin me shifrat 3-1.

“Topçinjtë” nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, teksa ishin të parët që kaluan në avantazh me Partey në minutën e 20-të që do të gjente golin për vendasit.

Harry Kane vetëm 10 minuta më pas do të barazonte shifrta në “Emirates Stadium”, kur do të mposhte portierin kundërshtar, me pjesën e parë që do të mbyllej 1-1.

Fraksioni i dytë do të kishte Arsenalin dominues, teksa që në minutën e 49-të do të gjenin edhe golin e dytë me Gabriel Jesus, i cili përfitoi nga një gabim i Lloris për të çuar shifrat 2-1.

Fati nuk është në anën e te besuarve të Contes, pasi “Spursat” do te mbetnin me 10 lojtarë në minutën e 62-të Emerson Royal do të dilte nga fusha e blertë me karton të kuq.

Goli për 3-1 nuk do të vononte, teksa mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të shënonte një gol fantastik në minutën e 67-të të sfidës, me të besuarit e Contes që nuk mund të bëjnë asgjë përballë vrullit të vendasve.

Në minutat e mbetura kjo sfidë nuk prodhoi gola të tjerë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund dhe vendasit që sigurojnë një fitore tepër të rëndësishme ndaj një rivali direkt për vendin e parë në Premier League.

Me këtë fitore Arsenali vazhdon të kryesojë kampionatin anglez me 21 pikë, pas 8 javës, ndërsa nga krahu tjetër Tottenham mbetet në kuotën e 17 pikëve në vendin e 3-të.

/f.a/abcnews.al