Mbyllet pjesa e parë e Arsenal-Chelsea. Pjesa e parë e derbit të Londrës ka folur për ekipin vendas, që ka shënuar dy gola.
Alexandre Lacazette zhbllokoi takimin në minutën e 34-t. Sulmuesi francez shndërroi në gol një penallti dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij.
Dhjetë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Goditje dënimi për Arsenalin dhe ekzekutim perfekt i Granit Xhakës.
Mesfushori me origjinë shqiptare shfaqi gjithë klasin e tij dhe dërgoi topin në trekëndësh, duke gjetur golin e parë sezonal në Premier League. /abcnews.al