VIDEO/ Arsenal “shuplakë” Chelsea, “Topçinjtë” ruajnë me “manita” vendin e parë në Premier League

schedule22:54 - 23 Prill, 2024

schedule 22:54 - 23 Prill, 2024

Duket se eleminimi në Champions League i ka “inatosur” goxha. “Topçinjtë” e Arsenal kanë hedhur menjëherë pas krahëve humbjen ndaj një rivali të madh, si “Bavarezët” e Bayern Munich, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 5 me 0, “Blutë” e Chelsea, në përballjen e prapambetur të javës së 29-të, të elitës angleze.

Gjithçka nisi me një gol në pjesën e parë, me “fantazistin” Leandro Trossard, që dërgoi në rrjetën e Djordjevic, një pasim perfekt të Declan Rice, që në minutën e 4’-t, mirëpo vetëm kaq, teksa 45 minutat e para nuk prodhuan asgjë më shumë. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, “Topçinjtë” bënë gati “barutin”, teksa shkatërruan totalisht “Blutë” e Pochettino, me katër gola në vetëm 18 minuta, dy nga anësori i mbrojtjes, Ben White e dy të tjerë, nga ish-“ylli” i Chelsea, Kai Havertz, për të “hipotekuar” fitoren e thellë.

Falë këtij rezultati të madh, djemtë e teknikut, Mikel Arteta mbeten në vendin e parë të tabelës, kësaj radhe, me plot 77 pikë, 3 më shumë se “Të Kuqtë” e Liverpool dhe 4 më shumë se “Qytetarët” e Manchester City, që do të përballen të mërkuren e të enjtje, me Everton e Brighton, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 9-të të renditjes, me 47 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Leandro Trossard, 1-0

Goli i Ben White, 2-0

Goli i Kai Havertz, 3-0

Goli i Kai Havertz, 4-0

Goli i Ben White, 5-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!