VIDEO/ Arsenal fiton “festivalin e golave”, Declan Rice shpëton “Topçinjtë” në “frymën e fundit”

schedule23:22 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 23:22 - 5 Dhjetor, 2023

Pritej një përballje me goleadë dhe ashtu rezultoi të ishte. “Kapelebërësit” e Luton kanë janë mundur, në “festivalin e golave”, në “Kenilëorth Road”, nga “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez, Premier League, që u mbyll me rezultatin 3 me 4.

Për vendasit e Luton golat erdhën nga Osho, Adebayo e Ross Barkley, në minutat 25’, 49’ e 57’, ndërsa për “Topçinjtë” e teknikut, Mikel Arteta fillimisht shënuan Martinelli e Gabriel Jesus, në minutat 20’ e 45’, ndërsa në pjesën e dytë, “fantazisti” gjerman, Kai Havertz barazoi shifrat në 3 me 3, në minutën e 60’, ndërsa Declan Rice dërgoi topin në rrjetën e vendasve, në minutën e 90+7’, për të mbyllur me fitoren këtë përballje spektakolare.

Falë këtij triumfi, “Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të mbeten në vendin e parë të renditjes, këtë herë, me 36 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikë, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që mbrëmjen e së mërkurës do të luajnë transfertën e Sheffield United. Ndërkaq, në krahun tjetër, “Kapelebërësit” e Luton mbeten në vendin e 17 të renditjes, me 9 pikë, duke mbetur shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Gabriel Martinelli, 0-1:

Goli i Gabriel Osho, 1-1:

Goli i Gabriel Jesus, 1-2:

Goli i Elijah Adebayo, 2-2:

Goli i Ross Barkley, 3-2:

Goli i Kai Havertz, 3-3:

Goli i Declan Rice, 3-4:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!