Një funeral shumë ndryshe nga të tjerët u zhvillua në Ekuador pasi lideri i një karteli u varros me dhjetra armë. Julián Sevillano, i cili ishte lideri i kartelit “Los Fatales”, u vra së bashku me vajzën e tij 20-vjeçare në një pritë teksa ishin në një lavazh.
#Dearjosieb : Local media reports Julian Sevillano, the 39-year-old Ecuadorian cartel boss known as “El Fatal,” was buried with hundreds of guns in order to protect him in the “afterlife”. pic.twitter.com/8iC9PG5t3i
— Dear Josie B (@JOANNAC81322890) September 20, 2023
Sipas mediave lokale, vrasja u krye nga anëtarët e një bande rivale, të cilët kanë qëlluan babanë dhe vajzën me dhjetëra plumba. Sipas të njëjtave raportime, vrasësit e 39-vjeçarit ndoqën lëvizjet e tij pasi Sevillano shkoi për të larë makinën e tij në mëngjes.
Masat e sigurisë në funeral ishin të rrepta me dhjetëra policë dhe ushtarë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e Bustamante dhe vajzës së tij, por autoritetet dyshojnë se sulmi mund të jetë rezultat i përplasjeve midis bandave rivale në botën fitimprurëse të trafikut të drogës.
Sipas mediave lokale, “Los Fatales” janë në luftë me kartelin “Los Cornejos” për kontrollin e tregtisë së drogës në provincat Manabi dhe Los Rios.
/abcnews.al