VIDEO/ Argjentina tregon “dhëmbët”, fiton ndaj Polonisë dhe pret tashmë Australinë

schedule21:55 - 30 Nëntor, 2022

schedule 21:55 - 30 Nëntor, 2022

Argjentina ka mundur të fitojë ndaj Polonisë në këtë ndeshje të fundit të grupeve.

Pjesa e parë ishte intensive, aq sa të kaltërit fituan edhe një penallti në minutën e 39-të pasi Szczesny goditi me pëllëmbë Messin gjatë një ndërhyrje për të larguar topin.

Messi merr përsipër penalltinë, por portieri polak bën mrekullinë duke e pritur.

Pjesa e dytë nis ndryshe, ku Argjentina gjen golin me anë të Mac Allister pas një asistimi nga Molina në minutën e 46-të.

Messi me shokë tentuan disa herë të gjejnë golin e dytë, dhe ia arrijnë në minutën e 67-të me anë të sulmuesit të Manchester City, Julian Alvarez.

Me këtë fitore, Argjentina e mbyll aventurën e grupeve në vendin e parë me 6 pikë dhe tashmë do të përballet në fazën tjetër me Australinë./ h.ll/abcnews.al