VIDEO/ Argjentina mposht me vështirësi Australinë, “Albiceleste” në çerekfinale me Holandën

schedule21:56 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 21:56 - 3 Dhjetor, 2022

Argjentina ka arritur të fitojë sot në mbrëmje ndaj Australisë.

Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe nuk ishte një Argjentinë perfekte ndaj Australisë, ku të kaltërit e Scalonit kanë fituar me vështirësi.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por ishte i dukshëm presioni i lartë i ushtruar nga australianët.

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57-të, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë.

Befasia vjen në minutën e 77-të, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, ku goditja e kryer devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë.

Argjentina tentoi edhe disa herë të shënonte golin e sigurisë, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën./ h.ll/abcnews.al

2-1

2-0

35′ 1 – 0 Lionel Messi Assist: N. Otamendi