Holanda shokon në limit Argjentinën, ndeshja shkon në shtesa

schedule22:04 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 22:04 - 9 Dhjetor, 2022

Nuk ka fitues në supersfidën Holandë-Argjentinë.

Tulipanët kanë barazuar në sekondat e fundit shifrat në 2-2 ndaj Argjentinës me autor Weghors i cili realizoi dopietë. Goli i dytë dhe i barazimit erdhi falë një super skeme duke zënë në befasi mbrojtjen argjentinase.

Argjentina shpërdori avantazhin e dyfishtë pas golave të Molina dhe Messit, me holandezët që nuk u dorëzuan deri në fund.

Tashmë ndeshja shkon në shtesa. /G.D abcnews.al/

90′ +11/ 2 – 2 Wout Weghorst Assist: T. Koopmeiners

83′ 1 – 2 Wout Weghorst Assist: S. Berghuis

73′ 0 – 2 Lionel Messi

35′ 0 – 1 Nahuel Molina Assist: L. Messi