Bujar Pregja, specialisti i gjykimit, si zakonisht është pjesë e panelit të “Pressing” në ABC. Gjatë emisionit ai foli në lidhje me rastet e dyshimta të hasura gjatë kësaj jave, teksa te Tirana mungojnë dy penallti në derbi. Pretendime edhe nga ana e Apolonisë dhe Kastriotit, që luanin në transferta kundër Kukësit dhe Teutës.
“Derbi nuk është si ndeshjet e tjera. Momenti i parë është penalltia e pretenduar, kur Danso u fut në duel me Hoxhën. Portieri godet topin dhe ndoshta edhe këmbën e lojtarit të Tiranës. Ai nuk është në kontroll të topit dhe për mua ka bërë mirë arbitri që ka vazhduar lojën. Rasti në Brighton-Liverpool? E para nuk është derbi, ka ngritje take. Nuk është i njëjti rast ky, si ai në derbin e kryeqytetit”.
“Kemi edhe një rast tjetër me Torassa, i cili godet topin që prek trupin e lojtarit të Partizanit. Ai i minutës së fundit është rasti më i diskutueshëm. Kemi të bëjmë me faull brenda zonës. Është penallti. Në rastet e derbit, në vazhdimësinë e lojës, arbitri është munduar… (Starova: Vlerësimi për arbitrin është katër.)
Të shohim edhe rastet e Partizanit, sepse duket sikur është bërë nami ndaj njërit ekip. Kemi rastin e Torassa, që prek më bërryl Belicën. Mungon kartoni i verdhë, do të ishte i dyti që e nxjerr lojtarin e Tiranës jashtë. Kemi një faull të Muçit, faull normal. Nuk ka nevojë për karton”.
“Rasti i Najdovksit është në limitet e kartonit të kuq. Është në mesfushë dhe nuk ka intensitet, ndaj edhe i verdhi është ‘OK’. Për mua arbitri nuk ka ndikuar në rezultat”, tha Pregja. “Ka ndikuar 100 për qind”, thotë Starova më pas, ndërkohë që në të njëjtën linjë është edhe Ermal Tahiri, sikurse edhe gazetari Endi Tufa. “Ka kartonë e penallti të padhëna, ndaj gjykimi nuk ka qenë i mirë”, tha Tufa. /abcnews.al