VIDEO/ “Arbitrat të ndryshojnë metër”, ky është rasti që tërboi trajnerin e Skënderbeut

schedule10:16 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:16 - 20 Dhjetor, 2020

Skënderbeu mori një pikë kundër Tiranës, edhe pse shënoi e para me mesfushorin Uerdi Mara dhe kishte mundësinë të realizonte më pas edhe golin e dytë. Korçarët nuk ia dolën dhe Batha i ndëshkoi.

Në fundin e pjesës së parë pati një episod të diskutueshëm, për të cilin nuk ka shumë dilema për ata që shohin pamjet. Rrapaj pengohet nga portieri Bekaj, por arbitri i ndeshjes, Kridens Meta, nuk akordoi penallti.

Trajneri Julian Ahmtaj nuk kishte dilema për rastin në fjalë, teksa në Supersport u shpreh kështu: “Nuk jam marrë kurrë me gjyqtarët, por çdo javë na mohohet penallti. Marrim vetëm kundër, por metri duhet të jetë më i mirë.

Është penallti dhe nuk ka vend për fjalë. Ky lloj 11-metërshi të zgjidh ndeshjen, pasi shkon 2-0. Veç halleve tona na shtohen edhe këtë. Arbitrat duhet të na respektojnë, jemi një skuadër e re dhe nuk e mban dot një presion të tillë”. / abcnews.al