VIDEO/ Arbana Osmani ndan momentin e adhurueshëm të dy djemve të saj

schedule10:20 - 16 Prill, 2021

schedule 10:20 - 16 Prill, 2021

Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Me ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Diellit, Arbana është treguar dorëlëshuar duke ndarë imazhe të shumta më vogëlushin.

Por nuk mungojnë as momentet me djalin e madh, Jonin. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video të adhurueshme, ku shihet Joni ndërsa përpiqet të argëtojë vëllain e vogël. Këtë moment kaq të ëmbël ajo ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.

Kujtojmë që Arbana u bë nënë për herë të dytë në Tetor të vitit që lamë pas, një fryt i dashurisë me partnerin e saj, Eduart Grishaj. Lajmin se është në pritje të ëmbël, moderatorja e zbuloi në përvjetorin e lindjes të Eduartit dhe ishte një surprizë e papritur për fansat gjithashtu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!