Arb Manaj vazhdon të shënojë rregullisht ne ligën e dytë turke. Sulmuesi dardan ka realizuar golin e parë në fitoren 0-3 që Balikesirspor mori në transfertë kundër Eskisehirspor.
Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, sikur kishte bërë pak ditë më parë kundër Istanbulspor.
https://streamable.com/v7xmnq
Për Manajn ky ishte goli i 10 në kampionat. Katër i ka shënuar me Ankara Keçiorengucu në pjesën e parë të sezonit, kurse me fanellën e Balikesirspor ka realizuar pjesën tjetër. /abcnews.al