Ansu Fati duket në super formë këtë sezon dhe sonte ka gjetur golin e radhës në kampionat (i treti në dy ndeshje). Barcelona e Koeman po përballet jashtë fushe me Celta Vigon.
Takimi është zhbllokuar nga talenti 17-vjeçar. Marrje e bukur e topit nga ana e adoleshentit, driblim i mbrojtësit kundërshtar dhe finalizim me të jashtmen.
Avantazh i rëndësishëm për ekipin katalanas, që në ndeshjen e parë triumfoi 4-0 përballë Villareal në shtëpi. /abcnews.al