Për më shumë se një orë e 15 minuta ambasadorja greke Kostandina Kamitsi ka zhvilluar sot një takim Fredi Belerin, i cili rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Himarës.
Ambasadorja Kamitsi mbërriti në ambjentet e paraburgimit në Vlorë rreth orës 10:45 minuta, ndërsa në përfundim të takimit nuk preferoi të japë asnjë deklaratë për mediat.
Kamitsi shoqërohej në këtë takim nga avokati i Fredi Belerit, i cili gjithashtu nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat, përpos se ka konfirmuar takimin në ambjentet e paraburgimit.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.
Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin.
Reagime këto që nuk pritën mirë nga pala jonë, pasi arrestimi i Belerit mbështetet në prova të qarta dhe të pakontestueshme.
Ministrja Olta Xhaçka bëri thirrje që miqtë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë. r.t/abcnews.al