Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu është ngjitur në skenën e Sanremos, festivalit italian të këngës.
Në një bashkëbisedim me prezantuesin Amadeus, në skenën e teatrit “Ariston”, ajo është shprehur se prezantimi i Sanremo është pika më e lartë e karrierës së saj.
Po ashtu, Alketa tha se pas shumë festivalesh të këngës në Shqipëri, ku prezantuesit ishin burra, këtë vit iu dha mundësia një femre ta drejtonte.
E pyetur nga Amadeus se cila ishte kjo femër, ajo iu përgjigj e emocionuar,”isha unë”. Alketa nuk la pa përmendur edhe faktin se festivali i Sanremo është shumë i ndjekur edhe në Shqipëri.
Ndërkohë, më vonë ashtu sikurse është bërë me dije Alketa do të këndojë edhe një këngë.
Fiumi di parole, fiumi di parole tra noiii ?#Sanremo2020 pic.twitter.com/I3v3wt9PMM
— Festival di Sanremo (@SanremoRai) February 6, 2020
Benvenuta a #sanremo2020 #AlketaVejsiu ?#sanremo70 #festivalsanremo2020 pic.twitter.com/ntcdoXL23d
— Festival di Sanremo (@SanremoRai) February 6, 2020