Vetëm 18 minuta ka rezistuar Brighton në “Anfield”. Liverpool ka kaluar në avantazh me anë të Virgil Van Dijk. “Gjiganti” i mbrojtjes kërceu bukur pas një krosi të Alexander-Arnold dhe dërgoi topin në rrjetë.
Shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i dytë. Alexander-Arnold gjen sërish holandezin, i cili shënon një tjetër gol me kokë, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë ekipit të Jurgen Klopp.
Festë edhe në Londrën Veriore. Jose Mourinho ka ndryshuar fytyrën e Tottenham dhe ekipi është rikthyer te sukseset. Dele Alli ka kaluar Spurs në avantazh në mesin e pjesës së parë në ndeshjen shtëpiake kundër Bouremouth. Anglezi mori një pasim nga Son dhe goditi menjëherë drejt portës duke gjetur golin. /abcnews.al