VIDEO| Akuza për humbjen e derbit, presidenti i Fenerbahce sulmon tifozët

schedule13:07 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:07 - 24 Shkurt, 2020

Ditën e djeshme u zhvillua derbi turk mes Fenerbahces dhe Galatasarayt. Një sfidë që i prodhoi të gjitha, gola, kartona pa fund, penallti dhe sigurisht nuk mungoi as dhuna. Sfida përfundoi në shifrat 1-3 dhe sigurisht tifozët vendas nuk e pritën aspak mirë humbjen në shtëpi nga një rival direkt.

Humbja ndaj Gallatës u përjetua keq dhe nga presidenti i Fenerbahces, i cili nuk i mbajti dot nervat në fundin e takimit. Në momentin që miqtë shënuan golin e dytë dhe më pas të tretin, tifozët akuzonin klubin se e kishin trukuar ndeshjen.

Këtë gjë nuk e ka duruar aspak presidenti i Fenerit, Ersun Yanal, i cili ka sulmuar tifozët e ekipit të tij. Ai e humbi toruan dhe filloi të godasë çdo preson që i dilte përpara. U desh ndërhyrja e sigurimit të stadiumit dhe të truprojave të presidentit për të qetësuar situatën. Fenerbahce ndodhet në vendin e 6 në renditje, plot 7 pikë larg Gallatës, e cila është ngjitur në vendin e dytë. /abcnews.al

Fenerbahce President after 1-3 Galatasaray loss from r/soccer

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!