Ryan Babel ka dhuruar “show” në ndeshjen e djeshme që Ajax e humbi me rezultatin 2-0 kundër Getafe në Europë League. Holandezët rrezikojnë eliminimin, edhe pse Babel është i sigurt që në takimin e kthimit do të bëjnë një tjetër ndeshje dhe këtë herë do të ndryshojë edhe arbitri.
Babel nisi të aktronte në takimin e djeshëm, pasi futbollisti francez i spanjollëve, Allan Romero Nyom, përfundoi i shtrirë dhe rrotullohej nëpër fushë. Holandezi nisi ta imitonte dhe në fund të ndeshjes edhe foli për atë episod.
“Nuk e di nëse do ta bëja sërish, është diçka që ndodh në moment. Ai djalë vërtetë ishte i bezdisshëm. Ndeshja e javës tjetër? Nuk jam i impresionuar nga Getafe. Do të luajmë në shtëpi dhe do bëjmë një futboll më të mirë, me një gjyqtar tjetër”, është shprehur Babel. /abcnews.al
https://twitter.com/SportsObama/status/1230837045179842563?s=20